Aktori dhe moderatori i njohur Florian Binaj ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika dhe puna në televizion.
Binaj kohët e fundit ka qenë i angazhuar me lëvizjen “Shqipëria bëhet” e cila drejtohet nga Adriatik Lapaj. Largimin nga politika e ka njoftuar vetë aktori me anë të një postimi në rrjete sociale.
“Të dashur mikesha, miq dhe armiq! Për shkak të disa projekteve artistike personale dhe profesionale të cilat mezi pres t’ju tregoj së shpejti dhe në të ardhmen e afërt, do më duhet të tërhiqem nga disa angazhime që po bëj në të tashmen…
Arti cilësor kërkon kohë cilësore dhe përkushtim.
Pjesa tjetër e kohës është familja dhe koha për të është e panegociueshme me asgjë! Faleminderit! Ju dua!”, shkruan Binaj në postimin e tij.