Kryesore Florian Marku, “mbret” në “Air Albania”, fiton titullin WBC Silver

Florian Marku, “mbret” në “Air Albania”, fiton titullin WBC Silver

Florian Marku u shpall kampion në boks për peshën “welterweight” në versionin WBC Silver duke mposhtur me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez.

Pas 10 raundesh të luftuar, ku të dy boksierët treguan nivel të lartë, shqiptari fitoi takimin me vendim unanim të gjyqtarëve, 96-91, 96-92, 95-92.

Një ndeshje mjaft e fortë nga të dy boksierët, por në fund ka qenë shqiptari ai që ka fituar.

Me mijëra qytetarë kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” dhe me miliona të tjerë e kanë ndjekur nga ekrani.

Marku ka fituar me pikë 96 me 91 dhe kjo para publikut shqiptar ka qenë edhe fitorja më emocionuese e Markut.