Ai ka luajtur rolin e policit, të atentatorit dhe kryesisht role meshkujsh të fortë, por aktori i njohur i spektaklit “Portokalli”, Florjan Binaj ka zbuluar se i ka fobi bamjet.
Kjo gjë u mësua në intervistën e tij për “Late Night Show” në Ora News, ku tregoi se i janë dukur të shpifura që kur ishte fëmijë.
Madje, Flori tha se do të donte më mirë të përballej me 3 vetë sesa të kishte pjeshka me push në dorë.
“Nëse ka një gjë të shpifur për mua në jetë, janë bamjet. Që kur isha i vogël, i shihja dhe thoja, bishta krokodili. Ma bëjnë lëkurën mornica-mornica. Ato mund të jenë shumë të mira. Po mu sulën 3 vetë mund të duroj, por po më dhe edhe pjeshkë me lesh në dorë…”.