Kendall Jenner është shpallur modelja më e paguar në botë nga ”Forbes”.
Ylli i pasarelave siguroi 22.5 milionë dollarë në 12 muaj. Ajo mundi supermodelet dhe miket e saj Bella e Gigi Hadid, si edhe Karlie Klose e Gisele Bündchen.
Të ardhurat e Jenner janë siguruar nga partneriteti i saj fitimprurës me markat e mëdha “Adidas”, “Estée Lauder” dhe “Calvin Klein”.
Vendin e dytë e zë Kloss me 13 milionë dollarë që ka nënshkruar kontrata me “Swarovskin”, “Away” dhe “Adidas”. Bündchen, e cila mbajti vendin e parë në 2016, vjen në vendin e pestë me 10 milionë dollarë.
Ndërkohë, motrat supermodele Gigi dhe Bella Hadid renditen respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Modelet më të paguara të 2018-s:
1)Kendall Jenner: 22.5 milionë dollarë;
2)Karlie Kloss: 13 milionë dollarë;
3)Chrissy Teigen dhe Rosie Huntington-Whiteley: 11.5 milionë dollarë;
5)Cara Delevingne dhe Gisele Bundchen: 10 milionë dollarë;
7)Gigi Hadid: 9.5 milionë dollarë;
8)Bella Hadid dhe Joan Smalls: 8.5 milionë dollarë;
10)Doutzen Kroes: 8 milionë dollarë.