Katër persona të maskuar dhe me armë kanë arritur të grabisin në mënyrë të rrallë një furgon të blinduar që transportonte rreth 2 milionë e gjysmë euro.
Grabitja është shënuar rreth orës 07:30 e mëngjesit të sotëm në autostradën 96 në provincën e Barit në afërsi të komunës Mellitto
Për të realizuar grabitjen e tyre, banditët kanë bllokuar rrugën me dy automjete të rënda të cilëve i kishin vënë zjarrin duke vënë kështu në kurth furgonin dhe penguar mbërritjen e forcave të policisë.
Për të hapur furgonin e blinduar banditët kanë përdorur një fadromë e më pas janë larguar në drejtim të paditur.
Furgoni po transportonte para për të furnizuar zyrat postale të qytetit të Matteras dhe brenda thuhet se ka pasur mbi 2 milionë e gjysmë euro.
Hetuesit thonë se flitet për një grabitje të mirëorganizuar në çdo detaj.
Autostrada 96 në afërsi të qytetit të Altamurës vazhdon të jetë e mbyllur.