Erdal Durunay është shtetasi turk që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Elbasan bashkë me Endrit Alibejn dhe Arben Dylgjerin, në atentatin që iu bë pranë Metalurgjikut, në dalje të qytetit.
Ai ishte në shoqërinë e dy të tjerëve teksa udhëtonin me një automjet tip “Range Rover” në drejtim të të cilit u qëllua plot 20 herë me breshëri kallashnikovi.
Shqiptarët Alibej dhe Dylgjeri humbën jetën në vend, ndërsa turku rrugës për në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të rënda.
Fotot janë botuar nga shqiptarja.com.