Mijëra çifte, disa prej të cilëve me maskë në fytyrë, shkëmbyen unazat në një ceremoni masive në Kishën e Bashkimit, në Korenë e Jugut, mes frikës për përhapjen e koronavirusit.
Edhe pse kishte maska për 30 000 persona, vetëm disa qindra zgjodhën që t’i mbanin ato gjatë ceremonisë.
Koreja e Jugut ka regjistruar deri tani 24 raste me koronavirus, ndërkohë që Kina fqinje ka më shumë se 30 000 të prekur.