Politika FOTO: Protesta kthehet në tallava dhe qofte

FOTO: Protesta kthehet në tallava dhe qofte

Protesta e Partisë Demokratike këto ditë në Bulevardin kryesor të qytetit, e ka një të mirë.

Bizneset aty rrotull janë shumë të kënaqur për mbledhjen masive të njerëzve në atë vend.

Në një vëzhgim që bëm sot rrotull vendit ku është ngritur çadra shihet që kafenetë janë plot me njerëz.

Madje ata kanë futur edhe shërbimin e ushqimit, të tipit, sanduiç, pica apo bukë me qofte në mënyrë që t’i shkojnë përshtat kërkesave të klientëve.

Kjo që po ndodh këto ditë në bulevard nuk është një grevë urie, por një protestë, në pamje të parë, qejfi.

Herë-herë të jep pamjen e një diskoje, pasi aty, hahet, pihet dhe këndohet.

Janë të shumtë ata të rinj që shkojnë në bulevard për të kaluar kohën që do të kalonin në kafene.

Kështu në bulevard, po njeh shkëlqimin e radhës tallavaja dhe qoftja.

Ju bëftë mirë!

.

OPOZITA NGRE CADREN PERPARA KRYEMINISTRISE – /r/n/r/nOPPOSITION PARTIES CONSTRUCT A TENT IN FRONT OF PM OFFICE –