Kryesore FOTO: Studentët, homazhe në vendin ku u vra 21-vjeçarja

FOTO: Studentët, homazhe në vendin ku u vra 21-vjeçarja

Dy ditë pas vrasjes së 21-vjeçares Ariela Murati, studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë kanë marshuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja.

Me lule në dorë e fotografi të studentes së vitit të tretë, ata u nisën nga Fakulteti i Drejtësisë, drejt rrugës së Dibrës, përballë Fakultetit të Mjekësisë, aty ku e reja u vra pasditen e së dielës, nga ish-i dashuri i saj.

Studentët ndezën qirinj dhe vendosën kurora me lule në nder të vajzës, e cila e kishte pasion shkollën të cilën nuk mundi ta mbaronte kurrë.

Ajo u vra nga 23-vjeçari Aldison Belulaj, pasi i kishte dhënë fund historisë 3-vjeçare të dashurisë me të.

Pasi vrau të renë në mes të rrugës, Belulaj qëlloi edhe veten, por mbijetoi.

Ai ndodhet aktualisht i shtruar në spital, në gjendje kome.