Të realizuara nga një fotograf gjerman në kampin famëkeq të Aushvicit, në jug të Polonisë, këto fotografi të jashtëzakonshme janë dokumenti i vetëm i familjeve hebreje që mbërritën në kampin nazist.
Mendohet se në Aushvic kanë humbur jetën 1,1 milionë persona nga viti 1940 deri në vitin 1945.
Albumi me 193 fotografi është zbuluar nga Lilly Jacob.