Stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” është duke vijuar në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, trupat ushtarake kanë kryer ushtrime që kanë të bëjnë me zbulimin e minave.
Mbi 1000 trupa shqiptare po marrin pjesë në stërvitje, së bashku me forcat e armatosura të 16 shteteve të tjera, aleate të NATO-s.
Në total, do të marrin pjesë 28 mijë trupa. Në Shqipëri, stërvitja po zhvillohet në disa baza, si ajo e Bizës, Kuçovës, në Zall-Herr, etj.
Në stërvitjen e sotme që u zhvillua në Zonën e trajnimit në Bizë, mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.
Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qitje me armë automatike dhe pistoletë pranë “Malit me Gropa”.