Bota Fotoja domethënëse nga Ukraina: Nëna e tre fëmijëve, gati për luftë

Fotoja domethënëse nga Ukraina: Nëna e tre fëmijëve, gati për luftë

Një foto nga Kievi që po qarkullon në të gjitha mediat e botës, tregon situatën në të cilën gjendet Ukraina dhe panikun që ka përfshirë popullatën e atyshme nga një sulm i mundshëm rus.

Një grua me një armë në dorë rri e pret në dritare, gati për t’u shndërruar në luftëtare për vendin e saj.

Quhet Mariana Zhaglo është nuk është ish-ushtarake. Ajo është një studiuese marketingu por që ka shprehur gadishmërinë e saj për të mbrojtur vendinn nga ndonjë pushtim i mundshëm rus.

Nënë e tre fëmijëve, ajo është fotografuar e armatosur teksa hedh vështrimin nga dritarja e banesës.

“Si nënë nuk dua që fëmijët e mi të trashëgojnë problemet në Ukrainë, apo që këto kërcënime t’u kalohen atyre. Më mirë të merrem me këtë tani”, tha Mariana.

“Nëse vjen puna, atëherë ne do të luftojmë për Kievin, ne do të luftojmë për të mbrojtur qytetin tonë”, shprehet ajo me në dorë armën e saj “Zbroyar Z-15”.