Ambasadorja amerikanë Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ambasadorja amerikane, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Falenderoj kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për angazhimin e shkëlqyer në disa çështje kyçe që lidhen me marrëdhëniet Shqipëri-SHBA, duke përfshirë format e fuqizimit të institucioneve demokratike, luftën ndaj korrupsionit dhe investimeve amerikane në vend, nga veriu në jug.
Opozita e fortë është esenciale për demokracinë”, shkruan ambasadorja amerikane.
“Faleminderit Kryetari i @pdshqiperi @lulzimbasha_al për takimin e shkëlqyer mbi çështje kryesore në marrëdhëniet 🇺🇸🇦🇱, përfshirë mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, luftën ndaj korrupsionit & rritjen e investimeve 🇺🇸 në 🇦🇱 nga veriu në jug… (1/2) https://t.co/hmHmZN78Yi
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) January 28, 2022