Udhëheqësit e NATO-s kanë mbërritur në Bruksel për të shqyrtuar hapat e tyre të ardhshëm në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Si vend anëtar i NATO-s, edhe kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, i shoqëruar në samitin e sotëm nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.
Grupi u mblodh për një foto zyrtare të rastit përpara takimit të tyre, i cili është përshkruar si një nga më të rëndësishmit në historinë e aleancës, teksa lufta hyn në muajin e dytë.
Rama shfaqet në krah të liderve të tjerë: Biden, Johnson dhe Erdogan.
Ky takim vjen në një nga momentet më të vështira për aleancën paqeruajtëse, e cila po përballet me thirrje të vazhdueshme për të ndërhyrë në konfliktin në Ukrainë, duke mbyllur hapësirën ajrore, për të ndalur sulmet nga ruse nga ajri.