Një foto e mirë udhëtimesh, na tregon diçka mbi përshkrimin e vendit. Por një foto fantastike udhëtimesh zbulon disa aspekte mbi karakterin e vërtetë të atij vendi, të cilat mund të jenë të fshehura aty, por që duket se kanë pritur fotografin që t’i zbulojë.
National Geographic sjell fotot më të mira të udhëtarëve, bashkëpunëtorë të kësaj reviste ndërkombëtare shkencore e natyrore, të cilat kapin sensin autentik dhe goditës të një vendi.
“Fotografia është një medium i ndërlikuar që kërkon një aftësi për të parashikuar dhe pritur”, shpjegon fotografi Michael Melford.
Shumë prej udhëtarëve-fotografë u angazhuan të arrinin këto shkrepje të mrekullueshme që në orët e para të mëngjesi. Shumëçka u është dashur të organizojnë. Por pavarësisht planifikimit, asnjëri prej tyre do të mund ta kishte parashikuar së çfarë do të kishin fiksuar në aparatet e tyre. Ndaj, bëni një udhëtim përqark botës, nga Darjeeling, në Kenia apo Rrugën e Madhe Oqeanike në Australi, me fotot më të mira të udhëtarëve të National Geographic për vitin 2019.