Fotot shqetësuese të një familjeje arinjsh të uritur, të dëshpëruar për çdo ushqim, kanë bërë jehonë në internet dhe rrjetet sociale.
Arinjtë u pikasën në brigjet e Knight Inlet, British Columbia (Kanada), dhe, siç raportuan organizatat dhe media atje, salmoni, ushqimi kryesor i tyre, pothuajse janë zhdukur në këtë rajon. Peshkatarët në këtë zonë thonë se 50 vitet e fundit nuk kanë parë situatë më të keqe.
Fotografitë tregojnë nënën dhe dy këlyshët e saj, jashtëzakonisht të hollë, një muaj para se të duhet të fillojnë gjumin e tyre dimëror.
Ata janë marrë nga fotografi Rolf Hicker dhe janë postuar në Facebook.
Ekspertët pajtohen – ka gjithnjë e më pak peshk për shkak të natyrës së pandjeshme të njerëzve.
Fermat e salmonit kanë ndotur ujin, përhapur sëmundjen dhe ndryshimi i klimës ka ngrohur temperaturën e ujit dhe ka cenuar plotësisht ekosistemin. Një studim i fundit për ndryshimin e klimës zbuloi se problemi në Kanada ishte “më i shpejtë” sesa në pjesën tjetër të botës.
Dhe fotografi Hicker shkroi se që nga fillimi i sezonit, ai nuk ka parë asnjë salmon të vetëm në lumenj. Arinjtë janë të uritur.
“Unë besoj se kjo është e rëndësishme për t’i treguar botës. Nuk ka më salmon për arinjtë në Broughton. Unë nuk e di se si do të mbijetojnë këto dimër. Unë dua edhe fotografi të bukura të natyrës dhe kafshëve, por është detyra ime t’ju tregoj edhe këtë anë”, shkroi Hicker.
Jake Smith, një nga rojet e parkut kombëtar atje, i tha CNN se situata ishte e rëndë dhe se arinjtë atje lart ishin vërtet të rrezikuar. Salmoni është burimi kryesor i tyre i ushqimit por salmon nuk ka.
Situata është aq e rëndë sa Smith dhe organizata të tjera kanë filluar blerjen e salmonit dhe duke i lënë ato në brigjet e lumenjve ku arinjtë gjuajnë.