Rrjeti televiziv amerikan Fox News ka bërë të ditur se zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris, e ka paguar Oprah Winfrey me 1 milion dollarë për ta ndihmuar me fushatën presidenciale në garën kundër Donald Trump.
Ky është vetëm një rast, shkruan Fox News, se si stafi i fushatës së Kamala Harris ka shpenzuar miliona Dollarë duke paguar artistë të ndryshëm për ta mbështetur si kandidate për Presidente të Amerikës.
Në fakt zgjedhjet presidenciale u fituan nga Donald Trump me diferencë të thellë ndaj Kamala Harris.
Mediat tjetër amerikane “Washington Examiner” jep të tjera detaje rreth kësaj pagese.
“Stafi i fushatës së Harris i pagoi 1 milion dollarë kompanisë së Winfrey më 15 tetor, pas një eventi kur Oprah Winfrey priti dhe mbështeti publikisht Kamala Harris në muajin Shtator. Winfrey gjithashtu u shfaq në mitingun përmbyllës të Harris në Filadelfia, e cila ofroi mbështetje për kandidaten presidenciale”, shkruan Washington Examiner.
Në tubimin përmbyllës, Winfrey tha: “Ne po votojmë për vlerat dhe integritetin. Po votojmë që të shërohemi nga urrejtja”.
“Washington Examiner” zbulon edhe një tjetër pagesë nga fushata e Kamala Harris.
Sipas gazetës, bëhet fjalë për një pagesë për shfaqjen e Kamala Harris në podcastin “Call Her Daddy” me prezantuesin Alex Cooper.