Do të jetë Franca që do të sfidojë në gjysmëfinale surprizën Marok, pasi mundi me rezultatin 2 me 1 Anglinë.
Franca ishte e para që kaloi në avantazh me një gol të Tchouameni në pjesë të parë. Pjesa e dytë solli barazimin e ndeshjes, falë një penalltie në favor të Anglisë. Goli u shënua nga kapiteni Harry Kane. Megjithatë, Franca kaloi sërish në avantazh me Giroud.
Mundësia për të barazuar dështoi, kur Kane humbi penalltinë e dytë në favor të Anglisë.
Kjo ishte përballja e parë mes dy skuadrave me një rivalitet shekullor, në një çerekfinale botërori.
Të dy ekipet ishin përballur më parë në 5 raste nga viti 1966 deri në 2012, por gjithmonë në fazën e grupeve. Franca kishte fituar vetëm në një sfidë, Anglia 2 herë, ndërsa 3 takime ishin mbyllur në barazim.
Skuadra franceze do të përballet tashmë në gjysmëfinale me Marokun, që eliminoi më herët gjatë kësaj të shtune Portugalinë.
Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës do të luhet më 13 Dhjetor, mes Argjentinës dhe Kroacisë. Ndërsa Marok-Francë luhet më datë 14 Dhjetor.