Kryesore Franca fluturon me Giroud, në gjysmëfinale me Marokun. Kane ‘tradhton’ Anglinë

Franca fluturon me Giroud, në gjysmëfinale me Marokun. Kane ‘tradhton’ Anglinë

Do të jetë Franca që do të sfidojë në gjysmëfinale surprizën Marok, pasi mundi me rezultatin 2 me 1 Anglinë.

Franca ishte e para që kaloi në avantazh me një gol të Tchouameni në pjesë të parë. Pjesa e dytë solli barazimin e ndeshjes, falë një penalltie në favor të Anglisë. Goli u shënua nga kapiteni Harry Kane. Megjithatë, Franca kaloi sërish në avantazh me Giroud.

Mundësia për të barazuar dështoi, kur Kane humbi penalltinë e dytë në favor të Anglisë.

Kjo ishte përballja e parë mes dy skuadrave me një rivalitet shekullor, në një çerekfinale botërori.

Të dy ekipet ishin përballur më parë në 5 raste nga viti 1966 deri në 2012, por gjithmonë në fazën e grupeve. Franca kishte fituar vetëm në një sfidë, Anglia 2 herë, ndërsa 3 takime ishin mbyllur në barazim.

Skuadra franceze do të përballet tashmë në gjysmëfinale me Marokun, që eliminoi më herët gjatë kësaj të shtune Portugalinë.

Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës do të luhet më 13 Dhjetor, mes Argjentinës dhe Kroacisë. Ndërsa Marok-Francë luhet më datë 14 Dhjetor.