Aktualitet Franca lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët

Franca lehtëson masat e udhëtimit për shqiptarët

Shqiptarët mund të udhëtojnë në Francë pa qenë nevoja për ndonjë arsye madhore, siç ka qenë rregulli më përpara për shkak të COVID-19.

Ministria e Jashtme njoftoi se për të hyrë në Francë, udhëtarët nevojitet të plotësojnë vetëm një nga kushtet e mëposhtme:

Pajisje me certifikatë vaksinimi me 2 doza të vaksinave Pfizer, Moderna, AstraZeneca, ose me një dozë të vaksinës Janssen, 28 ditë nga data e vaksinimit.

Paraqitja e një testi PCR negativ të kryer deri në 72 orë para udhëtimit, ose antigjenik negativ, të kryer 48 orë para udhëtimit.

Pajisja me dokumentin që vërteton se janë shëruar nga COVID-19 prej jo më pak se 11 ditësh e jo më shumë se 6 muajsh.