Qeveria franceze do të detyrojë të gjitha bizneset me ajër të kondicionuar të mbyllin dyert dhe të fikin reklamat me ndriçim gjatë natës, në përpjekje për të ulur përdorimin e energjisë.
Ministrja e Tranzicionit të Energjisë thotë se është “absurde” që dyert të qëndrojnë hapur ndërsa kondicioneri është në punë, çka çon në 20% më shumë konsum të energjisë.
Bizneset që thyejnë ndalimin, që do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme do të gjobiten me 750 €.
Pak ditë më parë Komisioni Evropian prezantoi planin nëse 27 vendet anëtare mund të përballen me një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia, që do të sillte një reduktim të energjisë.
Plani i paraqitur nga ekzekutivi i BE-së bën thirrje që konsumi i gazit të reduktohet në të gjithë bllokun me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023.
Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore.