Kryesore Franca mbyll kufijtë për vendet jashtë BE-së

Franca mbyll kufijtë për vendet jashtë BE-së

Situata e Covid-19 ka detyruar Francën të mbyll kufijtë për qytetarët që janë shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropianë. Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka njoftuar se do të ketë kufizime të reja pasi Covid po përhapet me shumë shpejtësi dhe situata po del jashtë kontrollit.

Ai njoftoi se masat e reja do të përqendrohen në kufi duke mos lejuar qytetarët që vijnë nga vendet jashtë unionit të udhëtojnë drejt Francës. Më tej Castex u shpreh ende nuk është vendosur nëse vendi do të shkojë në një karantinë kombëtare sërish apo jo.

Kështu, me rregullat e reja nga e diela, të gjitha udhëtimet nga jashtë BE do të ndalohen deri në 17 Shkurt. Po ashtu do të shtrëngohet dhe kërkesa për testim për udhëtimet brenda Bashkimit Evropian.

Kryeministri francez me tej shpjegoi se policia do të shtojë kontrollet dhe do të kujdeset që masat kundër Covid të zbatohen në mënyrë strikte.

Nga rregullat e reja preken të gjithë qytetarët jashtë vendeve të BE, Britania si dhe SHBA. Por sipas vendimit të qeverisë franceze nuk do të ketë asnjë pengesë për transportin e mallrave.

Franca është një nga vendet më të prekura nga Covid. Ditët e fundit infeksionet e reja janë shtuar shumë dhe vijon ende ora policore dhe shumë kufizime të tjera për qytetarët.