Bota Franca mbyll xhaminë pas vrasjes së mësuesit: Shpërndau video urrejtjeje për Samuel...

Franca mbyll xhaminë pas vrasjes së mësuesit: Shpërndau video urrejtjeje për Samuel Paty

Franca urdhëroi mbylljen e përkohshme të një xhamie jashtë Parisit të martën si pjesë e goditjes ndaj njerëzve që dyshohen se nxisin urrejtje, pas vrasjes së mësuesit, që tregoi karikaturat e Profetit Muhamed në klasë.

Xhamia e Madhe Pantin, në periferi të kryeqytetit, kishte shpërndarë një video në faqen e saj në Facebook, para sulmit ku shfrynte urrejtje kundër mësuesit të historisë Samuel Paty.

Policia zbatoi urdhrin për mbylljes e xhamisë, ndërsa autoritetet premtuan një përgjigje të ashpër kundër shpërndarësve të mesazheve të urrejtjes, predikuesve të predikimeve kontroverse dhe të huajve që besohet se përbëjnë një kërcënim të sigurisë për Francën.

Urdhri gjashtë-mujor ishte “për qëllimin e vetëm për të parandaluar aktet e terrorizmit”, lexohej në njoftimin e lëshuar nga kreu i departamentit Seine-Saint-Denis.

Prerja e kokës së mësuesit Pati, për përdorimin e satirës fetare për të eksploruar me studentët debatin rreth lirisë së shprehjes e ka tronditur vendin dhe botën.

Vrasja erdhi disa javë pasi presidenti Emmanuel Macron shprehu shqetësime për atë që ai e quan “separatizëm islamist”.

Marrëdhënia e brishtë e Francës me pakicën e saj myslimane, më e madhja në Evropë, është në pikën e thyerjes.

Kreu i Xhamisë së Madhe të Pantin, M’hammed Henniche, shprehu keqardhje këtë fundjavë për shpërndarjen e videos në mediat sociale, pasi Paty ishte bërë viktimë e një fushate të egër frikësimi në internet para se të vritej.

Henniche i tha Agence France Presse se ai kishte shpërndarë videon, të filmuar nga babai i një nxënësi në shkollën Paty, jo për të mbështetur ankesën, por nga shqetësimi për fëmijët myslimanë.

Babai i studentit tani është në arrest policie, ndërsa xhamia në një deklaratë të botuar në Facebook të hënën dënonte ngjarjen:  “Nuk ka vend për dhunë në fenë tonë. Ne e dënojmë me forcë këtë egërsi”.