Nuk shkëlqen shumë Franca e fenomeneve, por bën detyrën: Mund Austrinë në Dyseldorf dhe merr tre pikët e para të Europianit.
Austriakët provuan t’i befasonin “gjelat” në fillim, por ekipi i Deschamps, kaloi në avantazh pas një autogoli të Wober në minutën e 38. Ishte Mbappe që krosoi një top në zonë dhe aksidentalisht devijimi i mbrojtësit austriak ishte vendimtar.
Edhe në pjesën e dytë, Franca kishte disa raste të mira për të dyfishuar shifrat, por pa sukses. Trajneri Deschamps freskoi skuadrën, duke larguar Dembele dhe Rabiot, ndërsa në fushë aktivizoi Kolo Muani dhe Kamavinga. Megjithatë, deri në fund, rezultati nuk ndryshoi dhe Franca siguroi 3 piket e para.
Mbappe, ylli i francezëve humbi një rast flagrant, ndërsa në fund u largua për shkak të një dëmtimi në hundë.