Kombëtarja e Francës ka marrë fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”, duke triumfuar në transfertë 0-2 ndaj Kazakistanit.
Edhe pse një kundërshtar i lehtë në letër për kampionët në fuqi të botës, Kazakistani bëri rezistencë deri në minutën e 19 kur Dembele, sulmuesi i Barcelonës, shënoi një gol të bukur.
Më pas, vendasit realizuan edhe një autogol në fundin e pjesës së parë, duke vulosur suksesin e skuadrës së drejtuar nga Deschamps.
Në ndeshjen e 3 ditëve më parë, ndaj Ukrainës, Franca u ndal në një barazim 1-1.