Senati francez ka miratuar projekt-ligjin për ndalimin e praktikave fetare në korridoret universitare për të luftuar “separatizmin islam”.
Gjatë diskutimin të këtij projekt-ligji, i kritikuar për kufizimin e të drejtave të myslimanëve, Partia Republikane e qendrës së djathtë propozoi shtimin e një klauzolë që ndalonte lutjet në korridoret e universitetit si dhe ndalonte aktivitetet fetare që mund të pengonin aktivitetet arsimore.
Megjithëse senatorët e Partisë së majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer kundërshtuan propozimin. Nisma ligjore u prezantua nga presidenti Emmanuel Macron vitin e kaluar për të luftuar të ashtuquajturin “separatizëm islam”.
Projekt-ligji është kritikuar sepse vendos kufizime në pothuajse çdo aspekt të jetës të komunitetit musliman.
Projektligji parashikon ndërhyrjen në xhami dhe shoqatat përgjegjëse për administrimin e tyre si dhe kontrollimin e financave të shoqatave dhe organizatave joqeveritare që u përkasin muslimanëve.
Ai kufizon zgjedhjet arsimore të komunitetit musliman duke parandaluar familjet që t’u japin fëmijëve arsimim në shtëpi.
Projekt-ligji gjithashtu ndalon pacientët të zgjedhin mjekë në bazë të gjinisë për arsye fetare ose të tjera dhe e bën “arsimin sekularist” të detyrueshëm për të gjithë zyrtarët publikë.