Franca nuk gjen paqe. Rreth dy muaj pas zgjedhjeve që prodhuan një rezultat surprizë, duke nxjerrë fitues Frontin Popullor të së majtës, vendi ka hyrë në amulli pas emërimit të Michel Barnier si kryeministër.
Përzgjedhja e “babait” francez të Brexit nga Emannuel Macron shkaktoi shqetësimin intensiv të së majtës, të cilët e akuzojnë Presidentin për “grusht shteti” dhe e cilësojnë si “puçist”.
Emërimi i Barnier ka nxitur edhe protesta, teksa mijëra dolën pasditen e së shtunës në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze duke iu përgjigjur thirrjes së liderit të “Francës së Pabindur”, Jean-Luc Mélenchon për tubime masive.
Plusieurs milliers de manifestants rassemblés à #Toulouse ce samedi contre la nomination de Michel Barnier. Le cortège arrive à hauteur d'Arnaud Bernard pic.twitter.com/iV617BG8gE
— France Bleu Occitanie (@bleuoccitanie) September 7, 2024
“Refuzimi i demokracisë”, “Francezët nuk votuan për këtë”, “ai (Macron) duhet të japë dorëheqjen”, ishin vetëm disa nga thirrjet që brohoritën protestuesin, teksa pakënaqësia, indinjata dhe zemërimi mbizotëruan në procesionet e formuara nga demonstruesit kundër emërimit të Michel Barnier që vjen nga radhët e Partisë Republikane, në një pozicion që Emmanuel Macron ia mohoi Lucie Caste, kandidate për kryeministre e Frontit të Ri Popullor.
Gati 150 demonstrata janë mbajtur në të gjithë Francën dhe shumë prej protestuesve janë shprehur se ndihen sikur ua u kanë grabitur votën.
“Ne vërtet ndihemi sikur nuk po dëgjohemi si votues”, tha Cindy Rodineau, një fotografe 40-vjeçare dhe partneri i saj Auben Gourot, një fermer 42-vjeçar, në Nante.
Flamujt e “Francës së Pabindur” (e majta radikale) u valëvitën sakaq në Marsejë, në juglindje të vendit. “Ne mendojmë se na është vjedhur vota”, tha studentja 24-vjeçare Oreli Malfan, teksa qindra të rinj si ajo i janë bashkuar protestave.
E Majta sakaq ankohet se Macron ka bërë një “puç” pasi e dinte që në fillim se kë donte të bënte kryeministër.
“Nga ana e Macron, mendoj se pavarësisht rezultatit të votimit, ai tashmë kishte parasysh se kë donte të bënte kryeministër. Mendoj se në çdo rast shprehja e qëndrimit ndryshe me votë nga ana jonë nuk ndihmon për sa kohë që Macron është në pushtet”, tha 21-vjeçarja Manon Bonizol, e cila shkoi për të protestuar në Paris.
Alexandra Germain, një menaxhere projektesh 44-vjeçare, shpreh hidhërimin, duke thënë se “një diktaturë është duke u zhvilluar”.
“Ka kohë që nuk na dëgjojnë rrugëve, tani nuk na dëgjojnë as në votime. Protesta është mënyra ime e vetme për të thënë se nuk jam dakord, edhe nëse e kuptoj shumë mirë se nuk ka dobi”, tha ajo.
Thousands protest across France over President Macron’s appointment of right-wing Michel Barnier as PM on Thursday, after left won most seats in July election#France #Paris #protests #demonstrations #MarcheDestitution #Marseille #Nice #Bordeau #Rouen #LeMans #Lille #Strasbourg https://t.co/426oCBb99v
— RBClouston (@rbclouston) September 7, 2024