Rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë në Francë për shkak të protestave të “jelekëve të verdhë” që filluan më 17 nëntor.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak të protestave të vazhdueshme.
Ndërkohë dëmet që i janë shkaktuar shtetit vlerësohen të jenë rreth 28 milion euro.
Gjatë protestës, 10 persona vdiqën dhe rreth 1,000 u plagosën ndërkaq u arrestuar rreth 4.340 njerëz.
Protestat antiqeveritare të “jelekëve të verdhë” kanë ndikuar më së shumti në rënien e nivelit të rritjes ekonomike si dhe mungesën e sigurisë së bizneseve.
Lëvizja “ elekët e verdhë” mban emrin sipas jelekëve të sigurisë, të cilët duhet ti posedojnë të gjithë shoferët në Francë.
Protestat filluan në mesin e nëntorit dhe u nxitën nga një rritje e tarifës për karburante.