Franca i ka kërkuar Bullgarisë që të heqë sa më parë veton ndaj Shkupit për t’i hapur rrugën negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kërkesa ju paraqit në Sofje presidentit Radev dhe kryeministrit Petkov nga ministri francez për Evropën Clement Bonn.
Clement Bonn u angazhua që të jepej për një datë specifike duke shprehur bindjen se negociatat duhet të hapeshin dhe vijonin, pavarësisht vështirësive. Sipas tij, zgjerimi i Bashkimit Evropian është pjesë e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Qeveria franceze mendon se çështjet dy palëshe duhet të grupohen, të diskutohen dhe referohen në Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian përpara Konferencës së ardhshme për Ballkanin Perëndimor që mbahet në muajin Qershor në Paris.
Të dy palët për prioritetet e Presidencës Franceze të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 Janar 2022 dhe do të vazhdojë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.
Kryeministrin Kiril Petkov i tha zyrtarit të lartë francez se Bullgaria nuk ka ndërmend që të nxitohet dhe të tërhiqet në një kohë të afërt nga qëndrimi i saj për Maqedoninë e Veriut. Sipas zyrtarëve të Sofjes në vendimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut, faktori kryesor nuk do të jetë koha, por rezultatet reale në dialogun dypalësh ku priten garanci kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të bullgarëve në shtetin fqinj.