Franca kremton Ditën e Betejës së Bastijës, që përkon me betejën e Bastijës gjatë revolucionit të vitit 1789.
Festimet përgjatë bulevardit ”Avenue des Champs-Elysées” u kryesuan nga presidenti Emmanuel Macron.
Nën një qiell gri të errët, kreu i shtetit zbriti në të rrugët e Parisit në bordin e një makine ushtarake pranë shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralit François Lecointre, i cili pas disa ditësh do të zëvendësohet nga Thierry Burkhard.
Vitin e kaluar, në mes të urgjencës së koronavirusit, parada e 14 Korrikut u anulua.
Ishte e para herë që nga Lufta e Dytë Botërore që kjo ceremoni anulohej.
Të pranishmit paraqitën një kartë sanitare dhe mbanin maska në fytyrë.
Publiku ishte i kufizuar në 10 000 persona, ndërkohë që më parë kanë marrë pjesë edhe 25 000 të tillë.
Parada përfshiu 4 300 trupa këmbësorie, 73 aeroplanë, 24 helikopterë, 221 automjete dhe 100 kuaj të Gardës së Republikës.