Bota Franca shkrin miliona monedha sepse BE-së nuk i pëlqenin yjet në to

Franca shkrin miliona monedha sepse BE-së nuk i pëlqenin yjet në to

Franca ka shkatërruar dhe rikrijuar 27 milionë monedha pasi nuk i kishte kërkuar BE-së miratim të dizajnit dhe ata i thanë se nuk është brenda normës.

The Monnaie de Paris, prodhuesi i parave të vendit prodhoi 10, 20 dhe 50 cent në nëntor, por me vonesë kuptoi se mënyra si ishin vendosur yjet e flamurit të BE-së në monedha nuk përputheshin me kërkesat e Komisionit Europian.

Nën ligjin europian, vendet mund të ndryshojnë dizajnet e eurove kombëtare çdo 15 vite, por i duhet drita jeshile nga Komisioni dhe qeveritë e eurozonës.

Franca e kishte kontaktuar informalisht Komisionin para kërkesës formale, por prodhimi kishte nisur pa pritur “ok” e BE-së. Më pas KE i tha se dizajni i ri nuk përkon me rregullat.

Tani ka nisur një lojë e fajësimit midis Monnaie dhe qeverisë. Ministria e Ekonomisë atje tha se Monnaie është kompani publike e pavarur dhe jo pjesë e administratës. Kjo do të thotë që do ta përballonte vetë të gjithë koston e riprodhimit dhe jo buxheti me taksat e qytetarëve.

Dizajni i monedhave të reja tani është sekret dhe nuk bëhet publik deri në pranverë./Politico.eu