Bota Francë/ 544 viktima të tjera, shkon në 21 340 numri total i...

Francë/ 544 viktima të tjera, shkon në 21 340 numri total i të vdekurve nga COVID-19

Epidemia e COVID-19 ka shkaktuar vdekjen e 21 340 personave në Francë që nga fillimi i marsit, përfshirë 544 vdekje të regjistruara që nga e marta.

Presioni ndaj spitaleve vazhdon të lehtësohet, me tani dy javë rënie të numrit të pacientëve në kujdesin intensiv, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon.

“Në total, 13 236 njerëz kanë vdekur në spitale, 336 më shumë në 24 orët e fundit dhe 8 104 në azilet e pleqve dhe institucione të tjera mjeko-sociale (+208)”, tha Salomon, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

Aktualisht, ka 5 218 pacientë në kujdesin intensiv, gati 2 000 më pak se dy javë më parë.