Epidemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e rreth 20 000 njerëzve në Francë, thënë ndryshe 395 të tjerë në 24 orë, por numri i pacientëve të shtruar në spital dhe nën kujdesin intensiv vazhdon rënien e ngadaltë, njoftoi sot Drejtori i Përgjithshëm francez për Shëndetësinë.
”Në total, epidemia ka vrarë 19 718 njerëz në vend që nga fillimi i muajit mars, përfshirë 12 069 vdekje në spitale (+227) dhe 7 649 (+168) në shtëpitë për kujdesin e personave të moshuar dhe institucionet e tjera mjekësore”, tha Jerome Salomon gjatë një konferencë për shtyp.
Numri i pacientëve të shtruar në spitale arriti sot në 30 610, me një rënie të lehtë të bilancit, me 29.
Kjo është dita e njëmbëdhjetë radhazi e një rënieje neto të numrit të pacientëve të kujdesit intensiv dhe dita e pestë radhazi e uljes së numrit të pacientëve në spitale.