Dhjetëra njerëz u mblodhën përpara Prefekturës Colmar në Francë këtë të enjten për të treguar mbështetjen e tyre për një familje shqiptare të kërcënuar me dëbim. Familjes shqiptare Iberhasaj i është refuzuar azili dhe është nën urdhrin e një dëbimi të menjëhershëm. Ata kanë jetuar për dy vjet në Munster.
Për familjen, shteti francez ka planifikuar një fluturim të premten në orën 11:00 duke e nisur aeroporti Roissy në drejtim të Shqipërisë, raportojnë mediat franceze.
Kjo është një situatë e papranueshme për komunitetin, i cili ka dalë në mbështetje të familjes. Ata janë mbledhur sot përpara Prefekturës së Colmar, për të treguar mbështetjen për familjen, e cila ka tre fëmijë të mitur.
“Familja ka çdo arsye për të qëndruar”
“Ne duam që familja të qëndrojë e sigurtë në territorin tonë edhe pse Shqipëria është shpallur vend i sigurtë nga Evropa, është një vend që është në duart e mafias”, tha Grégory Baïotto, nga shoqata Vallée. Ai shpjegon se aplikimi për azil i familjes u refuzua një vit më parë për shkak të mungesës së dëshmive të mjaftueshme të pasigurisë në vendin e tyre.
“Ne jemi gjithashtu këtu për të dëshmuar integrimin e mirë të kësaj familjeje dhe të themi se ka çdo arsye për të qëndruar”, shton ai. Fëmijët e familjes janë arsimuar në Munster për dy vjet dhe prindërit, me ndihmën e shoqatave kishin për kurse për të mësuar gjuhën frënge.
Një takim në prefekturë
Qëllimi i mobilizimit ishte gjithashtu për të sfiduar Prefekturën. Pasdite, Grégory Baïotto nga VMT, Pierre Dischinger, Kryetari i Bashkisë së Munster dhe një person i tretë nga grupi i shoqatave Solidariteti i Luginës Munster u pritën nga Christophe Marx, Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Haut-Rhin. Një takim që zgjati pothuajse një orë, por nuk solli ndonjë gjë të re sipas Grégory Baïotto.
“Na është kujtuar kuadri ligjor, por asgjë më shumë. Kjo familje ose do të largohet nga vendi ose do mbesë në rrugë me fëmijët në mes të dimrit”.