Pas fitores matematikisht të trofeut të La Liga-s, në triumfin me “poker” golash ndaj Espanyol, ylli i sulmit të “Los Blancos”, Karim Benzema, është bërë lojtari francez më i sukseshëm në historinë e futbollit.
Gjatë gjithë karrierës së tij, 34-vjeçari që luan me madrilenët ka fituar plot 29 tituj, tre më shumë se lojtari i Bayern Munich, Kingsley Coman, i cili mban vendin e dytë, në listën me gjashtë francezët më të suksesshëm, ndërsa podium plotësohet nga ishi i bavarezëve, Bixente Lizarazu, me 24 tituj.
Në vend të katërt qëndron lojtari i Salernitanës, Franck Ribery, po me 24 tituj, në vend të pestë renditet lojtari i Inter Miami, Blaise Matuidi me 21 tituj dhe vendin e gjashtë e mban ishi i Manchester United, Patrice Evra, me 21 tituj.
Karim Benzema est le joueur français le plus titré de l’Histoire avec 29 trophées 🏆
🥇 Karim Benzema – 29 titres
🥈 Kingsley Coman – 26 titres
🥉 Bixente Lizarazu – 24 titres
4️⃣ Franck Ribéry – 24 titres
5️⃣ Blaise Matuidi – 21 titres
6️⃣ Patrice Evra – 21 titresLégende 🇫🇷 🔥 pic.twitter.com/WcZ5gbGmiV
— Foot Mercato (@footmercato) May 1, 2022