Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Alfred Belerit për lirimin me kusht.
Kjo ishte seanca e katërt në Gjykatën e Fierit për shqyrtimin e kësaj kërkese nga ana e Fredi Belerit.
Me këtë vendim, Beleri fiton lirinë 1 muaj e gjysëm përpara nga koha e mbetur për vuajtjen e dënimit.
Në seancën e sotme, Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari.
Ndërkohë gjyqtari i çështjes, Alfred Konomi, ka shqyrtuar provat dhe argumentet e paraqitura nga të dyja palët.
Alfred Beleri, i cili tashmë mban mandatin e eurodeputetit, u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 Majit 2023.