Aktualitet Fredi Beleri në burg, i shkojnë për vizitë zyrtari i Ministrisë së...

Fredi Beleri në burg, i shkojnë për vizitë zyrtari i Ministrisë së Jashtme greke dhe ambasadorja

Pas arrestimit të Fredi Belerit nën akuzën e blerjes së votave, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Theocharis Lalakos dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi ka shkuar për ta takuar në qeli kryebashkiakun e ri tashmë të Himarës.

Qëllimi i kësaj vizite është informimi mbi gjendjen shëndetësore të Belerit, kushtet e ndalimit të tij, ndërsa në konsultim me Ambasadën e Greqisë në Shqipëri do të shqyrtohen edhe veprimet e radhës që do të merren nga Athina zyrtare lidhur me arrestimin.

Mediat greke shkruajnë se gjendja shëndetësore e Belerit nuk është e mirë. Sipas tyre, Beleri ka pasur temperaturë dhe ndërkohë vuan edhe nga diabeti. Ai ka dërguar tashmë 2 kërkesa në prokurori që të dërgohet në spitalin e burgut, por ende nuk ka një përgjigje.

Fredi Beleri qëndron prej 5 ditësh në burg ku akuzohet për blerje votash e ndërsa nga qelia mësoi se arriti të fitonte dhe të shpallej kryebashkiak në Himarë.