Masat ajrore të freskëta të Evropës Veriore parashikohet që nga mesjava tjetër, të zbresin drejt jugut dhe juglindjes së kontinentit duke freskuar motin edhe në Shqipëri.
Pritet një rënie e temperaturave të ajrit, me të paktën 6°C në të gjithë vendin duke ulur kështu temperaturat e mesditës në 24-25°C në zonat malore dhe deri 30°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.
Pas shumë ditëve me thatësirë, mesjava sjell edhe reshje shiu në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Megjithatë nuk do të ketë sasi të konsiderueshme të shiut apo disa ditë me shi.
Reshjet e pritshme në mesjavë si edhe ato lokale gjatë 10-ditëshit të dytë të korrikut, do të theksojnë freskinë e munguar që nga mesi i muajit qershor./A2News