Frika e një sulmi të mundshëm ka detyruar autoritetet që ta transferojnë Klodian Çalamanin në qelitë e paraburgimit të Vlorës.
38-vjeçari, i cili dy ditë më parë i mori jetën Mateo Vasiut, është transferuar gjatë orëve të pasdites së sotme. Ai mësohet se po mbahet në izolim dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.
Gjykata e Fierit u përfshi mëngjesin e sotëm nga përplasje dhe tension pasi familjarët e 8-vjeçarit hynë me forcë brenda. Ata kërkonin të përballeshin me autorin Klodian Çalamani për të cilin gjykata vendosi lënien në qeli. Dënimi për të u dha në mungesë, pikërisht për shkak të situatës së krijuar.
Prindërit e Mateos mbledhin 5 mijë firma, gazetarja: Ishin përgatitur dhe të bindur për ta vrarë në dyert e gjykatës
Prindërit e Mateo Vasiut kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje. Iniciativën e nisën këtë të enjte, pasi qëndruan për disa orë para gjykatës së Fierit ku prisnin vrasësin e djalit të tyre 8-vjeçar.
Në një lidhje direkte në emisionin Opinion, gazetarja Anila Sefa tregoi se familjarët e Mateos kishin qenë të përgatitur në dyert e gjykatë për të vrarë Klodian Çalamanin. Por kur masa për këtë të fundit u dha në mungesë për shkak të tensioneve që u krijuan në dyert e gjykatës, atëherë ata ndërmorën iniciativën e firmosjes së peticionit për të kërkuar në shteti rikthimin e dënimit kapital. K
jo nismë sipas gazetares deri më tani është shtrirë në 5 qytete dhe janë rreth 5 mijë qytetarë që kanë firmosur. Pritet që peticioni i prindërve të Mateos të shtrihet në të gjithë Shqipërinë. Sefa tha se ata shpresojnë që brenda 3 ditëve të kenë mbledhur mjaftueshëm firma për t’ia dërguar më pas Kryeministrit dhe Kuvendit.