Frikë dhe panik në stadiumin “Vitality” të Bournemouth, ku ndeshja e Premier League mes vendasve dhe miqve të Luton është ndërprerë në minutën e ’62, pasi kapiteni i ekipit mysafir Tom Lockyer u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Lojtarët u larguan nga fusha nga gjyqtari Simon Hooper dhe pas një vonese të gjatë, mjeku i stafit të Bournemouth konfirmoi se Lockyer ishte “vigjilent dhe i përgjegjshëm”.
Kjo është hera e dytë që uellsiani 29-vjeçar bie pa ndjenja në fushën e vlertë, pasi më parë u rrëzua në finalen e play-off të kampionatit “Sky Bet” në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, menjëherë pas incidentit të sotëm menaxheri i Luton, Rob Edwards vrapoi menjëherë në fushë, ndërsa lojtarët rrethuan Lockyer përpara se mjekët ta largonin me barelë, pasi fillimisht i dhanë ndihmën mjekësore në fushë për më shumë se 10 minuta.
Gjysmë ore pas incidentit, ndeshja u pezullua zyrtarisht. Më pas në llogarinë zyrtare në rrjete sociale klubi i Lutonit shkroi: “Ne jemi të gjithë me ty, Locks”.
Kujtojmë se vetëm një javë më parë, mbrojtësi i Luton foli për Sky Sports lidhur me incidentin në play off duke zbuluar se kishte përjetuar një dridhje atriale, një lloj aritmie të zemrës dhe që atëherë i ishte nënshtruar një procedure për ta trajtuar atë.