Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërkuar siguri të shtuar për djalin e tij në SHBA për shkak të shqetësimeve mbi hakmarrjen nga Irani pas vrasjes muajin e kaluar të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Yair Netanyahu, 33 vjeç, ka jetuar në Miami, Florida që nga prilli 2023 nën mbrojtjen e shërbimit të sigurisë së brendshme të Izraelit Shin Bet.
Netanyahu kohët e fundit kërkoi që të forcohen masat e sigurisë për Yair nga frika se përgjigja e Iranit dhe ajo e përfaqësuesve të tij ndaj vrasjes së Haniyeh mund të jetë shënjestrimi i figurave dhe aseteve izraelite jashtë vendit, vuri në dukje Channel 12
Mediat izraelite citojnë burime të paidentifikuara pranë Netanyahut, të cilët thanë se drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit, Yossi Shelley, kohët e fundit iu drejtua Komitetit Këshillimor për Sigurinë Personale të Shin Bet për të kërkuar një rishikim të nivelit të sigurisë rreth Yair.
Burimet shtuan se komiteti këshillimor ka kërkuar materiale inteligjente për të justifikuar rritjen e sigurisë.
Në mars të këtij viti, u raportua se sigurimi i qëndrimit të djalit të djalit të Netanyahu-t në një kompleks apartamentesh luksoze në Majemi, me një shofer dhe truproja nga Njësia elitare 730 e Shin Bet, i kushton shtetit hebre rreth 55,000 dollarë në muaj.
Sipas mediave izraelite, është e paqartë pse siguria e tij mbulohet nga Njësia 730, e cila ka për detyrë të ruajë vetëm shtatë zyrtarët kryesorë publikë në Izrael: presidentin, kryeministrin, ministrin e mbrojtjes, ministrin e jashtëm, kryetarin e Knesset-it, liderin e opozitës dhe presidentin e Gjykatës së Lartë. Njerëz të tjerë të mbrojtur ruhen nga njësia e rangut më të ulët, Magen.