Në konferencën ndërkombëtare të mbajtur në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit, protagonist kryesor ka qenë pikërisht ish-presidenti Ibrahim Rugovës, ku është vënë theksi mbi rolin e rëndësishëm që ai ka luajtur në rrugën drejt lirisë.
Në fjalën e tij, Massimo D’Alema, ish-kryeministri italian, tha se Rugova ka qenë personifikim i një njeriu që kishte lidhje të forta me qytetarët e Kosovës, por edhe ndërkombëtarët. Sipas tij, në këtë të tashme të brishtë në Ballkan, liderët duhet të kenë frymën e Rugovës.
“Garancinë për të ardhmen e Kosovës, se ishte njeri i dialogut dhe bashkekzistencën kulturore dhe fetare në një tokë që ishte në vështirësi, një profet. Ka qenë e vështirë që çdo person tjetër të jetë i krahasueshëm me të, sa i përket lidhjes me popullin e Kosovës dhe me ndërkombëtarët. Pavarësia e Kosovës do të ishte faktor stabilizues në rajon, dua të vë theksin në këtë deklaratë, për fat të keq sëmundja e ka parandaluar Rugovën në hapat kyc deri në Pavarësinë, kam një kujtesë të mirë për marrëveshjen për statutin e Kosovës, kam qenë në qeveri dhe ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme. Më shumë se kurrë, Ballkani nevojitet ajo që duhet të quhet fryma e Rugovës, kapaciteti i liderëve që ngrihet mbi popullin e vetë pa rënë në kurthet e nacionalizmit”, tha ai.
Në fjalën e tij në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, D’Alema tregon se Cliton ka qenë i shqetësuar sepse mendonte se ish-presidenti do të dilte kundër bombardimeve të NATO-s në ish-Jugosllavi.
Por, në konferencën e parë për mediat, Rugova vërtetoi të kundërtën, madje falënderoi NATO-n për ndërhyrjen dhe shpëtimin e popujve të Kosovës.
“Më kujtohet që shqetësimi i Clinton, ishte se pacifisti Rugovë në momentin që do të lirohej, do dilte kundër bombardimeve të NATO-s. Mirëpo, në konferencën e parë për mediat, Rugova ka falënderuar NATO në mbrojtjen e popullatës së tij, më kujtohet kur Clinton më ka kontaktuar dhe më ka falënderuar dhe unë i kam thënë “duhet të falënderosh Rugovës, sepse lirshëm ka shpreh mendimin e tij”, tha Massimo D’Alema.