Fran Frrokaj është larguar në mënyrë paqësore nga detyra e kryebashkiakut të Lezhës. Demokrati nuk hyri në zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke respektuar vendimin e opozitës, ndërkohë që kryebashkiak i ri i Lezhës është zgjedhur Pjerin Ndreu.
Në mbledhjen e fundit në bashki, Frrokaj se largimi i tij nuk do të shoqërohet me protesta sepse nuk dëshiron të baltosë 16 vite punë që ka realizuar në atë institucion.
Frrokaj ka theksuar gjithashtu se i vjen keq për situatën e rënduar ku ndodhet vendi ynë.
“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime, por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë. Frrokaj lëshon zyrën në paqe: Nuk përplas qytetarët, jo konfliktualitetit”, është shprehur ai.
Ndërkohë, ditën e nesërme pritet që Pjerin Ndreu të betohet si kryebashkiak i ri i Lezhës.