Luiz Ejlli është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe siç ka premtuar, pas daljes nga “Big Brother VIP” i është dedikuar tërësisht asaj.
Sot ai ka publikuar këngën e tij më të re dhe ka ardhur sërish me një dedikim për Kiarën. Kënga është një baladë shumë e ndjerë dashurie ku Luizi pasqyron gjithë ndjenjat për historinë e tyre që nisi në reality-shown e njohur.
“Fryma e fundit
Shpresa e fundit ishe ti
Kur jeta më mundi
Rrugën e gjeta te ti
Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë
Kam një jetë që po të kërkoj
Unë si ty kurrë s’kam pa…”- thotë ai ndër të tjera në tekst.