Aktualitet Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i pandehur nga SPAK

Fshehu dënimin në Greqi, kryebashkiaku i Kuçovës merret i pandehur nga SPAK

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, është marrë i pandehur nga SPAK në lidhje fshehjen e dënimit në Greqi në formularin e dekriminalizimit, të plotësuar përpara regjistrimit në zgjedhjet lokale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i ndërpriste mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, edhe pse prokuroria zbuloi se ai kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim për kalim të paligjshëm të kufirit në Greqi.

Në një deklaratë për media avokati i kryebashkiakut, Thedhori Sollaku, tha se edhe nëse klienti i tij do ta deklaronte dënimin e tij në Greqi, nuk do të kishte asnjë konsekuencë në regjistrimin në zgjedhjet lokale.

“Edhe po ta deklaronte nuk do të kishte asnjë konsekuencë”, tha shkurtimisht Çollaku për gazetarët.