Një 20-vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 30 muaj burgim pasi u kap më 19 Janar duke transportuar lëndë narkotike.
Klevis Drazhi u ndalua nga policia britanike për kontroll dhe kur ju kërkuan dokumentet, u dha oficerëve një patentë të falsifikuar shqiptare.
Por efektivët e policisë vunë re edhe një pako të vogël ngjyrë të bardhë të fshehur brenda veshit të tij. Rezultoi se brenda pakos kishte kokainë, e cila u sekuestrua.
Gjatë marrjes në pyetje, Drazhi u kishte thënë hetuesve se ishte detyruar nga një anëtar i mafias shqiptare për të shpërndarë kokainë.
Ai pranoi gjithashtu se në Britani të Madhe kishte hyrë ilegalisht i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni.
Një gjykatë në Londër e dënoi fillimisht Klevis Drazhin me 11 muaji burgim, por të martën (16 Prill) Gjykata e Apelit i rriti dënimin duke e çuar në 30 muaj.