Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit me burg për 47-vjeçarin Madjel Husa.
Husa nuk tregoi për vdekjen e shokut të tij nga mbidoza Elton Tahirit, por e hodhi në afërsi të përroit të Limuthit, që gjendet në fshatin Bërxullë të Tiranës.
Kujtojmë se u deshën 11 ditë që të zbulohej saktësisht se kush ishte shkaku i vdekjes së Elton Tahirit, trupi i pajetë i së cilit u gjet më 13 Shkurt.
Mësohet se 48-vjeçari ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar droga të forta me shokun e tij Madjel Husa.
Policia thotë se ka kontrolluar shtëpinë e 47-vjeçarit dhe ka gjetur e sekuestruar sende që dyshohet se janë përdorur për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mjetin që ka përdorur Husa për transportimin e trupit të pajetë.