Politika “Fshesa” në diplomaci, Rudina Hajdari i kërkon llogari Cakajt për 20 të...

“Fshesa” në diplomaci, Rudina Hajdari i kërkon llogari Cakajt për 20 të shkarkuarit

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj është duke raportuar në komisionin përkatës për rezultatet e diplomacisë në çështjen e integrimit në BE gjatë vitit 2018.

Por, Cakaj është kapur në befasi nga deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, e cila i ka kërkuar llogari kryediplomatit për 20 punonjësit e shkarkuar dje, vetëm 24 orë pasi kryeministri Edi Rama paralajmëroi operacion “fshesa” në këtë sektor.

Duke qenë se Hajdari i kërkoi arsyet e shkarkimit, Cakaj tha se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.

DEBATI

Rudina Hajdari: Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje.  Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni.

Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cenon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientelizmin mund të na thoni pse nuk keni dhënë një arsye për 20 punonjësit.

Gent Cakaj: E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna. Pikërisht ju duhet të jeni të lumtur që vazhdon reforma në shërbimin diplomatike. Në diplomacinë tonë në botë ka një disbalancë ndërmjet numrit dhe rezultatit.

Deklarata e Bushatit është kryesisht legjitime. Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të shërbimit diplomatik që ka pasur ndonjëherë. Unë jam këtu për t’u përgjigjur edhe jashtë rendit të ditës.

Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korrigjojnë gabimet e mia. Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshimesh nëse performanca nuk është në nivelin e  duhur.