Një 39-vjeçar i kërkuar nga Italia për një rast trafiku droge, është arrestuar në Shëngjin gjatë një aksioni të Forcës së Posaçme Operacionale.
Në pranga ra 39-vjeçari S.B., i cili fshihej në Shëngjin dhe përdorte dokumente false ukrainase.
Autoritetet gjyqësore në Itali i kanë caktuar 39-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, pasi dyshohet së në bashkëpunim me të tjerë, ka trafikuar nga Belgjika, në Itali, 110 kg lëndë narkotike kokainë.
39-vjeçari do të ekstradohet në Itali.