Fulham mposht United me Brojën në stol, sulmuesi brazilian Muniz ka eklipsuar totalisht bomberin shqiptar
Një gol në limitet e kohës shtesë nga Iwobi, çoi në ekstazë Fulhamin e Armando Brojës, që mposht kështu Manchester United në “Teatrin e Ëndrrave” me rezultatin final 1-2.
Bardhezinjtë nga Londra ishin dominues thuajse gjatë gjithë sfidës ndaj “Djajve të Kuq” të Ten Hag, duke iu afruar disa herë golit me sulmuesin Muniz, i cili ka shkëlqyer me 4 gola në 4 ndeshjet e fundit, edhe pse mendohej se do të mbetej në stol me ardhjen e Brojës nga Chelsea.
Sulmuesi brazilian e ka eklipsuar totalisht bomberin kuqezi, i cili pas virozës që kaloi javën e shkuar, 90 minutat e kësaj ndeshje i ndoqi nga pankina.
Skuadra e Marco Silva festoi fillimisht golin e shënuar nigeriani Calvin Bassey, që dërgoi topin në rrjetën e Onanas pas një goditje nga këndi.
“Djajtë e kuq” vendosën ekuilibrat me Maguire në minutën e ’90, pas një topi të kthyer nga portieri, por në shtesë Iwobi i dha fitoren Fulham.
Me këtë rezultat, Manchester United renditet në vendin e gjashtë me 44 pikë, ndërsa Fulham në vendin e 12-të me 32 pikë.